Mbi 1 mijë raste të reja dhe 60 viktima nga Covid-19 në Greqi
BKT
Rajoni dhe Bota

Mbi 1 mijë raste të reja dhe 60 viktima nga Covid-19 në Greqi

Në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 60 humbje jete nga koronavirusi, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 11, 089 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë regjistruar 1,904 raste të reja, ndërsa 732 pacientë ndodhen në intubim.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi ka arritur në 363, 904 persona, prej të cilëve 51,2% janë burra.

Kurse, 2, 199 pacientë janë shëruar që nga fillimi i pandemisë Covid.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota