16:13 / 11.05.2021
Ballack infektohet me Covid-19
Ish-kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë, Michael Ballack është infektuar me virusin, Covid-19.
Gjatë një konference për shtyp, ish-lojtari i Chelseat tregoi se është i infektuar, transmeton IndeksOnline.
“Fatkeqësisht unë jam në karantinë. Më kapi! Ndjeva simptoma të gripit. Tani jam mirë”, ka thënë Ballack.
Ballack do të jetë si analist në MagentaTV gjatë Kampionatit Europian ‘EURO20’.























