22:14 / 11.05.2021
Fillon ndeshja në Levante, Barcelona synon fitoren për kreun e tabelës
Ka filluar ndeshja në “Ciutat de Valencia” mes Levantes e Barcelonës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 36 në La Ligën spanjolle.
Tri pikë janë tejet të vlefshme për “Blaugranët”, ku në rast fitoreje, Barcelona do të ngjitej në pozitën e parë në tabelë, për herë të parë në sezonin 2020/21.
Fitorja e mundshme e Barcelonës njëherësh do t’i mbajë gjallë shpresat e skuadrës për titullin e kampionatit spanjoll.
Në anën tjetër, Levante renditet në pozitën e 14-të në tabelë, pas 35 ndeshjeve me vetëm 39 pikë.























