11:29 / 12.05.2021
Ahmeti: Dje vetëm 4 raste në Prishtinë, ardhja e vaksinave lajm i mirë
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar përmes një statusi në Facebook, për kontingjentin e radhës së vaksinave, duke thënë se ky është një lajm shumë mirë.
Ai poashtu ka thënë se virusi po ngadalësohet në Prishtinë, ku dje ishin vetëm 4 raste të reja, ndërsa ka shtuar se numri sa më i madh i të vaksinuarve zbut çfarëdo vale tjetër.
Postimi i tij:
Kontigjenti i radhes i vaksinave - lajm shumë i mirë! Dje në Prishtinë kan qenë vetëm 4 raste të reja me COVID-19. Kjo valë po ngadalësohet, dhe numri sa më i madh i të vaksinuarve zbut çfarëdo vale tjetër potenciale.























