Kapiti dhe Kolly vizituan Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj
BKT
   Komunat

Kapiti dhe Kolly vizituan Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Ilir Kapiti dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, kanë vizituar sot Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj.

Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Kapiti dhe ambasadori zviceran Kolly, vlerësuan lartë punën dhe angazhimin e stafit të Qendrës së Aftësimit Profesional në Ferizaj, si dhe u njoftuan nga afër me profilet e trajnimeve  dhe kushtet që ofron kjo qendër, për aftësimin profesional të qytetarëve të regjionit të Ferizajt, me qëllim të përgatitjes së tyre për tregun e punës dhe njëherit uljen e papunësisë në vend. 


MË SHUME NGA    Komunat