Komuna e Gjilanit merr 640 vaksina AstraZeneca
BKT
   Komunat

Komuna e Gjilanit merr 640 vaksina AstraZeneca

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se prioritet është grup mosha mbi moshën 70 vjeçare, të cilët janë regjistruar, por që nuk janë vaksinuar ende.

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, sot ka pranuar 640 doza të vaksinës AstraZeneca.

“Ekipet e vaksinimit do t’i kontaktojnë qytetarët mbi moshën 70-vjeçare sipas planit dinamik të vaksinimit. Ndërkaq, kërkojmë nga qytetarët mbi moshën 65 vjeçare që të fillojnë të regjistrohen për vaksinim në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare. E kemi bërë planin që të mos shkaktohet tollovi në këtë proces të ruajtjes së shëndetit publik”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Gjilanit bëri të ditur se vaksnimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ramiz Cernica”, në rrugën “Pajazit Ahmeti” (afër tregut të rërës).

Përndryshe, në fazën e parë janë vaksinuar 1377 qytetarë, përkatësisht të moshës mbi 75 vjeçare, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.23 dhe 61 mostra në pritje për rezultat.

 


MË SHUME NGA    Komunat