Zaev-Tsipras: Marrëveshja e Prespës është e pranueshme në rajon
BKT
Rajoni dhe Bota

Zaev-Tsipras: Marrëveshja e Prespës është e pranueshme në rajon

Kryeministri maqedon Zoran Zaev në vizitë zyrtare në Greqi ku janë takuar me ish-kryeministrin e Greqisë dhe lider aktual i partisë politike Siriza, Aleksis Tsipras në Athinë.

Kryeministri maqedon Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrat për çështje europiane dhe ekonomike, Nikola Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, këtë të premte kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi ku janë takuar me ish-kryeministrin e Greqisë dhe lider aktual i partisë politike Siriza, Aleksis Tsipras në Athinë.

Në këtë takim dy homologët, Zaev dhe Tsipras u shprehën të kënaqur që Marrëveshja e Prespës është fuqishëm e njohur dhe e mbështetur nga të gjitha palët në rajon, Europë dhe më gjerë dhe që në të shihet si shembull për zgjidhjen e kontesteve mes tjera shteteve.

“Sot përfitimet nga Marrëveshja njihen edhe nga aktorët politik, të cilët për arsye të ndryshme para tre viteve kishin dyshime dhe mosbesime”, kanë thënë ata.

Lideri i Siriza dhe ish-kryeministër i Greqisë, Tsipras, e potencoi mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe tha se do të investojë gjithë kapacitetin e tij dhe kapacitetin e partisë së tij për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në realizimin e këtij qëllimi strategjik.

“BE-ja duhet t’u ofrojë vendeve si Maqedonia e Veriut, të cilët treguan rezultate serioze në rrugën europiane dhe me këtë të mund të pamundësohen përforcime të reja politike të palëve nacionaliste dhe destruktive të Ballkanit Perëndimor dhe në Europë”, janë shprehur Zaev e Tsipras.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota