16 viktima dhe 30 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

16 viktima dhe 30 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 kanë humbur jetën 16 qytetarë, teksa janë shënuar vetëm 30 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

“Nga 1658 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 30 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Në ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 359 të shëruar dhe 16 viktima, prej të cilëve 8 janë nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 2 nga Manastiri, 1 nga Gostivari, 1 nga Ohri, 1 Strumicë, 2 Koçanë, 1 Kërçovë, 1 Radovish, 1 Vinicë dhe 1 viktimë nga Probishtimpi”, bëhet e ditur në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.