15:50 / 15.05.2021
Icardi kërkon largimin nga PSG
Ish-kapiteni dhe sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka kërkuar largimin nga PSG.
Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze “L’Equipe”, Ikardi kushton rreth 35 milionë euro, shumë pak për sa parizienët shpenzuan për të, 50 milionë euro nga zikaltërit, transmeton Panorama.
Icardi me fanellën e PSG-së këtë sezon është aktivizuar në total në 26 ndeshje nga ku ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar 6 asist.























