Drejtoria e Bujqësisë në Drenas ndanë 40 makina mjelëse për fermer

Drejtoria e Bujqësisë në Drenas ndanë 40 makina mjelëse për fermer

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, po vazhdon me mbështetjen e fermerëve të Komunës së Drenasit në sektorët e ndryshëm të bujqësisë.

Nga buxheti komunal, kjo drejtori ka shpërndarë makina mjelëse për të gjithë përfituesit në bazë të kritereve të caktuara të thirrjes publike, ku përfitues janë 40 fermer.

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala dhe drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Anita Avdullahu, të premten kanë bërë ndarjen e këtyre pajisjeve për fermerët përfitues.

Nënkryetari Shala, në emër të kryetarit Lladrovci ka uruar të gjithë fermerët përfitues të makinave mjelëse dhe ka thënë kjo mbështetje për fermerët është bërë për të ndihmuar ata dhe për të arritur rezultate me të mira si në sasi ashtu edhe në cilësinë e qumështit.

Ndërsa drejtoresha Avdullahu ka shtuar se Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi do të vazhdoj në përkrahjen e fermerëve edhe me projektet të tjera.

Ditë me parë, ndarja e makinave mjelëse, ishte anuluar, pasi që operatori ekonomik nuk i kishte sjellë pajisjet ashtu siç e ka nënshkruar kontratën dhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci pas rekomandimit të komisionit për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse dhe vërejtjes nga drejtoresha, Avdullahu, ishte anuluar ndarja e tyre dhe ishte rekomanduar operatori ekonomik që makinat të kthehen dhe të sjellën ashtu siç janë të precizuara në kontratë e paramasë dhe sot makinat mjelëse janë pranuar të 40 litrave, jo siç i kishte sjellë të 30 litrave./epoka e re/


MË SHUME NGA Komunat