Kryetari i Skenderajt bën homazhe te varri i dëshmorit Faik Goxhuli

Kryetari i Skenderajt bën homazhe te varri i dëshmorit Faik Goxhuli

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorit, drejtorë komunal, asamblistë e qytetarë, ka bërë homazhe për dëshmorin, Faik Goxhuli, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, në nderim të vepres së tij sublime, në 22-vjetorin e rënies heroike.

“Para familjarëve të dëshmorit si dhe qytetarëve të pranishëm, duke vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve në çlirimin e vendit, deklarova që tani e kemi obligim që bashkërisht të punojmë në jetësimin e amanetit të të parëve tonë. Lavdi gjithë të renëve në altarin e lirisë”, ka thënë kryetari Jashari.


MË SHUME NGA Komunat