17:29 / 16.05.2021
Feronikeli mposht Besën
Feronikeli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Besës.
Ishin vendasit që shënuan qysh në minutën e 13-të, duke kaluar në epërsi.
Por, Nikli në minutën e 35-të, i barazoi shifrat në 1-1.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1.
Edhe 45 minutat e dytë kishte gola dhe spektakli nuk mungoi.
Ishte skuadra mysafire që shënoi dy herë, për të siguruar tre pikë të arta.
Në minutën e 50-të dhe në atë të 60-të, Feronikeli ia doli të përmbyste shifrat.
Pas javës së 35-të, Feronikeli është në të shtatin me 41 sosh, Arbëria në të tetin me 40, Trepça ’89 me 39 dhe Besa me 12 sosh.























