Zaev: Legalizimi i objekteve pa leje është kërkesë e qytetarëve

Zaev: Legalizimi i objekteve pa leje është kërkesë e qytetarëve

Kryeministrii Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, edhe sot ka deklaruar, se Ligji për legalizimin e ndërtimeve ilegale, është kërkesë e qytetarëve drejtuar deri te komunat, pasi siç tha, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, nuk kanë arritur të legalizojnë objektet e tyre.

Ka deklaruar, se ai mbetet në qëndrimin, se legalizimi i objekteve të qytetarëve të kategorisë sociale duhet të ndodh, pasi siç tha, Qeveria duhet t’u dalë në ndihmë qytetarëve që nuk kanë para për të kryer elaborat.

“Unë e kam qëndrimin që e kam pasur në vitin 2019, kur Qeveria e ka sjellë dhe miratuar këtë Ligj dhe e ka lëshuar në Kuvend. Kjo ka ndodhur në vjeshtën e 2019-s. Duhet të mbajmë llogari për qytetarët. Ne ekzistojmë për shkak të popullit tonë”.

“Nëse Qytetarët kanë kërkuar nëpërmjet komunave tyre, kurse kurse komunat kërkuan nga ne që të sillet një ligj i tillë, ne duhet t’i dalim në ndihmë qytetarëve. Gjithçka që ngjall dyshime te popullata, duhet ta shohim, ta dëgjojmë dhe në mënyrë shtesë, nëpërmjet normave ligjore do të garantohet. Kjo është zgjidhja”, tha Zaev.


MË SHUME NGA Rajoni