RMV, sot vendoset për propozimin që të vazhdohet ora policore

RMV, sot vendoset për propozimin që të vazhdohet ora policore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë në të cilën do të vendosë për propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, që ora policore dhe masat tjera kufizuese të vazhdohen deri më 1 qershor, transmeton Telegrafi.

Në seancën, e cila rregullisht mbahet ditën e martë, pritet të sillet vendim për vazhdimin e masave restriktive aktuale.

Me këtë, parashihet që ora policore të vazhdojë të fillojë në ora 00:00 dhe të mbarojë në ora 04:00, ndërkaq kafenetë të punojnë deri në ora 23:00.

Këto masa duhej të vlenin deri sot, më 18 maj, por KSI-ja rekomandoi që të vazhdohen deri më 1 qershor.


MË SHUME NGA Rajoni