10:16 / 18.05.2021
Sot mblidhet Këshilli i Kryetarëve të Komunave
Diskutohen projektligjet që prekin komunat dhe çështjet që kanë të bëjnë me nivelin lokal dhe qendror.
Takimi mbahet në orën 11:00 në sallën e Kuvendit komunal të Prishtinës.
“Në këtë takim që organizohet nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, do të debatohen për problemet dhe sfidat aktuale të Komunave të Kosovës si dhe raportet e bashkëpunimi i pushtetit lokal me Qeverinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.























