Shkup, regjistrohen 180 shkelje në trafik
BKT
Rajoni dhe Bota

Shkup, regjistrohen 180 shkelje në trafik

Ministria për Punë të Brendshme dje në Shkup ka regjistruar 180 shkelje në trafik, transmeton Telegrafi.

“Gjithsej 180 masa u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, duke përfshirë 46 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje pa patentë shoferi, tre për shofer fillestar.

Janë shqiptuar 10 gjoba për përdorimin e një telefoni celular, 16 shkelje të kryera nga këmbësorët, pesë shkelje të kryera nga motoçiklistët, 63 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë shenjat dhe rregulloret në komunikacion.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota