15:11 / 18.05.2021
Prishtinë, 12 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.297 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 64 raste pozitive.
Numri i rasteve aktive është 4.543.
Kurse në kryeqytet, janë konfirmuar 12 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit.























