ISHP-RMV: Për 48.3 përqind është ulur numri i rasteve të reja me Covid-19
BKT
Rajoni dhe Bota

ISHP-RMV: Për 48.3 përqind është ulur numri i rasteve të reja me Covid-19

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën nga 10 deri më 16 maj 2021, u testuan gjithsej 16.773 materiale laboratorike që kryejnë testime molekulare dhe testime antigjene për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 6.3% në krahasim me javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“674 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 31 qytete të vendit me një rënie prej 48.3% krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 280; 41.5%), me një incidencë javore – 45.3 / 100,000. Incidenca më e lartë javore prej 94.1 / 100,000 u regjistrua në Kratovë.

Përqindja e pozitivëve në periudhën e përmendur varion nga 1.8% në 7.2%, mesatarisht 4.0%.

Personat e infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 240, 35.6%). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 50-59 (n = 114; 16.9%), 30-39 (n = 114; 16.9%) 40-49 (n = 111; 16, 5%) dhe 20-29 (n = 56; 8.3%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 6; 0.9%) dhe 10-19 vjeç (n = 33; 4.9%)”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Nga coronavirusi janë shëruar 2.646 njerëz që ishin të shtruar në spital ose u trajtuan në shtëpi, që është një rritje prej 36.0% krahasuar me javën e kaluar.

Janë konfirmuar 65 vdekje nga 15 qytete, që është për 38.1% më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 56 persona ishin mbi 60 vjeç, 7 persona të moshës 50-59 vjeç, 1 person i moshës 40-49 vjeç dhe 1 person i moshës 30-39 vjeç.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota