Regjistrohet tërmet në Mavrovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë
BKT
Rajoni dhe Bota

Regjistrohet tërmet në Mavrovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë

Tërmet me fuqi prej 2.8 shkallëve Rihter është regjistruar në orët e mëngjesit të sotëm në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:20 me epiqendër në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, 65 kilometra në jugperëndim të Shkupi.

Nga Fakulteti Matematiko-Natyror në Shkup njoftojnë se tërmeti është ndjerë nga popullsia në Mavrovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë me intensitet prej tre shkallëve sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota