14:26 / 19.05.2021
Shërbime të huaja po sulmojnë politikën e jashtme bullgare
Inteligjenca e huaj po punon kundër Bullgarisë rreth qëndrimit të saj ndaj Maqedonisë së Veriut, theksohet në një raport të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare.
“Në vitin 2020 u intensifikuan veprimet e disa shërbimeve speciale të huaja si pjesë e orvatjeve gjithëpërfshirëse për të margjinalizuar pozicionet bullgare në fushën e politikës së jashtme, në lidhje me mbrojtjen e interesave tona kombëtare në drejtim të elementit shtetformues, si është gjuha si dhe përsa i përket historisë dhe kulturës sonë. Vazhdon aktiviteti për mbështetjen e politikës së asimilimit ndaj bashkësive bullgare jashtë shtetit në përputhje me doktrina të huaja kombëtare”, thuhet në analizë.
Raporti u miratua nga parlamenti dhe u botua në sajtin e qeverisë.(BNR)























