PDK: Prizreni po ngulfatet nga ndërtimet në zonat historike
BKT
   Komunat

PDK: Prizreni po ngulfatet nga ndërtimet në zonat historike

Kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj pasi ka paraqitur këto parregullësi, në një konferencë për media.

Partia Demokratike e Kosovës ka angazhuar një ekip ekpertësh për urbanizëm në Komunën e Prizrenit, ku kanë konkluduar se qyteti po ngulfatet nga ndërtimet e pakontrulluara dhe kjo po bëhet para syve të pushtetit.

Kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj pasi ka paraqitur këto parregullësi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se zëdhënëse e PDK-së dega në Prizren do të jetë Jona Hoxhaj.

Ajo tha se do ta bëjë punë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u siguruar mediave bashkëpunim të vazhdueshëm.

Kurse nga grupi i ekpertëve u konstua se qyteti i vjetër po shkatërrohet për kundër reagimit të vazhdueshëm Instituti për Mbrojten e Monumenteve të Kulturës.

“Zona historike dita-ditës po na degradohet. Qyteti i vjetër po shkatërrohet para syve të pushtetarëve, për kundër reagimit të vazhdueshëm të IMMK-së (Instituti për Mbrojten e Monumenteve të Kulturës), zyrtarët përgjegjës, inspektoriati i ndërtimit ose nuk vepron fare ose vepron me shumë vonesë që efekti është minimal për të mos thënë krejt pa efekt”.

“Aktualisht, zonat kryesore të Prizrenit kanë koeficient ndërtimi 60-85%, kurse hartat propozojnë që i tërë qyteti të kaloj në koeficientin 40% që i bie automatikisht që të gjitha ndërtimet janë jashtë ligjit. P.sh nëse keni parcellë me shtëpi që okupon 60% të tokës momentalisht, nëse kërkoni leje të re, e drejta juaj e ndërtimit bien në 40%. Pra prona juaj humb automatikisht 20% të vlerës ndërtimore”.


MË SHUME NGA    Komunat