11:43 / 21.05.2021
Fushë-Kosovë, furnizimi me ujë të pijshëm rikthehet nesër
KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët në Fushë-Kosovë, konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues “Kroni/Kuzmin”, se furnizimi me ujë do të rikthehet nesër.
Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se ekipet teknike janë duke e rregulluar kabllon e energjisë elektrike në afërsi të lumit Sitnica, e cila u dëmtua nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave.
“Dëmtimi është i madh dhe po ndodh dy herë brenda pak ditësh. Furnizimi me ujë do të rikthehet nesër, më 22 maj 2021. Deri nesër banorët e zonave me mungesë uji janë duke u furnizuar me autocisternë/autobote. Ju lutemi që kërkesën tuaj për furnizim me ujë të pijshëm të adresoni në numrin e telefonit pa pagesë 0800 9000 9”, thuhet në njoftim.























