Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një aktakuzë me të cilën e pandehura me inicialet A.N, po akuzohet se ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të konfliktit të interesit.

Për ngritjen e kësaj aktakuze, PSRK ka njoftuar përmes një komunikate për media ku nuk është dhënë asnjë detaj tjetër përveç veprave penale për çka po akuzohet e pandehura me inicialet A.N, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura me inicialet A.N., ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr.04/ L082 ) dhe “Konflikt i interesit” nga neni 424, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Kjo aktakuzë është dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë./BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi