Nderohen të rënët në Stagovë dhe Runjevë të Kaçanikut
BKT
   Komunat

Nderohen të rënët në Stagovë dhe Runjevë të Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ka bërë homazhe pranë pllakave përkujtimore në Stagovë dhe Runjevë dhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Në fshatin Stagovë, është përkujtuar dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët e rënë më 21 maj të vitit 1999: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva,  Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi, ndërsa në fshatin Runjevë është përkujtuar dëshmori Kemal Thaqi. Në nderim të jetës dhe veprës së tyre janë bërë homazhe pranë pllakave përkujtimore në Stagovë dhe Runjevë dhe tek Varrezat e Dëshmorëve.
Kryetari i Komunës  Besim Ilazi ka thënë se sa herë që kujtojmë dëshmorët kujtojmë sakrificën dhe heroizmin e tyre, ndërsa heroizmi i tyre na bënë që ne sot të ndjehemi krenar. Pranë pllakave përkujtimore  dhe tek Varrezat  e Dëshmorëve janë vendosur lule nga familjarët e të rënëve, përfaqësues të institucioneve lokale, OVL e UÇK-së etj.


MË SHUME NGA    Komunat