Lladrovci thotë se do të rikandidojë për të parin e Drenasit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se do të kandidojë sërish për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet që priten të mbahen në tetor të këtij viti.
Ai në “Klan Kosova” ka thënë se nuk ka asnjë dilemë rreth rikandidimit të tij për kryetar të Drenasit.
“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidoj sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”, tha ai.
“Në PDK kemi pasë marrëveshje që do të qeverisim për dy mandate në Komunën e Drenasit, do të jem edhe për një mandat bashkë me qytetarët, natyrisht nëse do të dalim fitimtarë. Pas dy mandatave nuk do të kandidoj më për të parin e Drenasit”, ka thënë Lladrovci.























