Conceiçao pritet të jetë trajneri i ri i Napolit
BKT
Sport

Conceiçao pritet të jetë trajneri i ri i Napolit

Me të mbaruar ndeshja e djeshme ndaj Veronës, ku Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 dhe mbeti jashtë Champions League, presidenti Aurelio De Laurentis zyrtarizoi mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Gennaro Gattuso.

Ndërkohë, De Laurentis nuk ka humbur aspak kohë edhe për të emëruar teknikun e ri. Bëhet fjalë për Sérgio Conceição i cili do të prezantohet në ditët e ardhshme. 46-vjeçare ka mbyllur një sezon deri diku të suksesshëm me Porton, ku e nxorri ekipin në vend të dytë në kampionat, mirëpo eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve dhe më pas u mposht nga Chelsea, transmeton "Vip Sport".

Sakaq, Conceição pritet të nisë një cikël me Napolin teksa kërkohet rikthimi i ekipit konkurrues për titullin e Serisë A dhe prezantimi dinjitoz në Europë. Kujtojmë se Conceição e ka aventurën e parë si trajner në Itali, mirëpo më parë aty ka qenë si futbollist ku është aktivizuar me Lazion, Parmën dhe Inter.