Rashkaj përshendetet me Kombëtaren e Kosovës
BKT
Sport

Rashkaj përshendetet me Kombëtaren e Kosovës

Anel Rashkaj më nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës. Ai përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka njoftuar për vendimin e tij.

"E kam informuar Federatën për vendimin e largimit. Pas dymbëdhjetë viteve aktivizim është koha të largohem. Prej moshës 12 vjeçare kam ëndërruar të luaj për Kosovën", ka thënë ai, duke falenderuar të gjithë. 

Rashkaj për Kosovën ka luajtur pesëmbëdhjetë ndeshje. Ai ishte kapiteni i parë i Kosovës. Ai kishte pranuar të luajë për Kosovën atëherë kur vendi ende nuk ishte anëtare e UEFA-s dhe e FIFA-s.