Maqedonia ka humbur tre vjet duke mos e pranuar historinë e përbashkët
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedonia ka humbur tre vjet duke mos e pranuar historinë e përbashkët

Këtë në një intervistë për mediumet bullgare e deklaroi Angell Dimitrov, bashkë-kryetar i Komisionit të përzier për çështje historike në palën bullgare.

 

Sipas tij, është joserioze që pala maqedonase të akuzojë Bullgarinë për mungesë të avancimit të proceseve politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov tha se historianët maqedonass e kanë shfrytëzuar zgjedhjet paralamentare si arsye për bllokim të punës së Komisionit të përzier dhe këtë bllokadë e vazhduan me arsyetimin e ekzistimit të pandemisë.

Ai u shpreh i bindur se presioni i jashtëm nga vendet anëtare të BE-së, tek të cilët shpresojnë edhe historianët në Shkup, nuk do të çojë në ndryshimin e qëndrimit të Bullgarisë./


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota