Gjilanasit pajisen me fletëpalosje të aplikacionit "Lajmëro Policinë"
BKT
   Komunat

Gjilanasit pajisen me fletëpalosje të aplikacionit "Lajmëro Policinë"

Qytetarët vazhdojnë të njoftohet dhe njëkohësisht të pajisen me fletëpalosje të aplikacionit "Lajmëro Policinë".

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës (PK) në Gjilan sot ka vazhduar me fushatën "Lajmëro Policinë" duke shpërndarë fletëpalosjet lidhur me aplikacionin digjital të cilin Policia e Kosovës (PK) e ka lansuar që vitin e kaluar.

Kësaj radhe fletëpalosjet po shpërndahen në hapësirat e stacionit policor në Gjilan dhe në Drejtorinë Rajonale të Policisë.

Policia e Kosovës fton qytetarët që kanë në përdorim telefonat me sistem operativ android që ta shkarkojnë aplikacionin "Lajmëro Policinë" dhe përmes këtij aplikacioni të paraqesin rastet, shqetësimet apo ankesat e tyre.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e vet.


MË SHUME NGA    Komunat