Maqedoni, lëndohen dy persona nga shpërthimi i zjarrit në Çair
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni, lëndohen dy persona nga shpërthimi i zjarrit në Çair

Në SPB Shkup dje rreth orës 5 u raportua se një zjarr shpërtheu në një dyqan në rrugën “Cvetan Dimov”, në pronësi të A.R. (32), i cili është përhapur në ambientet fqinje, në pronësi të A.R. (33), A.R. (47), në objektin hotelierik në pronësi të H.A. (47) dhe një shtëpi në pronësi të A.Q. (56), transmeton Telegrafi.

Zjarri u shua nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve Shkup, ndërsa derisa po përpiqeshin të shuanin zjarrin kanë marrë lëndime A.R. dhe babai i tij S.R., të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota