09:00 / 29.05.2021
I rrokulliset traktori, vdes një person në Planej të Prizrenit
Një person ka vdekur në fshatin Planej në Prizren, pasi i ishte rrokullisur aksidentalisht traktori me të cilin ishte duke punuar, të premten.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.























