Jashari uron fëmijët me rastin e ditës së tyre ndërkombëtare
Komuna e Skenderajt ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me një program të pasur kulturor e sportiv.
Kryetari Bekim Jashari ka shprehur urime të përzemërta për të gjithë fëmijët e Skenderajt dhe të gjithë shtetit tonë, duke shpresuar që Kosova të jetë vendi ku ata do t’i realizojnë dëshirat dhe ëndrrat e tyre.
“Jo vetëm sot, por çdo ditë, fëmijët janë në qendër të vëmendjes sonë, ku në vazhdimësi jemi duke punuar e realizuar projekte të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre. Kemi filluar ndërtimin e dy çerdheve brenda qytetit tonë, po ashtu kemi bërë ndërtimin e shumë shkollave, sallave sportive si dhe kemi krijuar hapësira në të cilat ata mund ta kalojnë kohën e tyre të lirë. Të dashur fëmijë urime 1 Qershori, ju jeni frymëzim dhe motiv për të punuar më shumë për të krijuar një të ardhme më të sigurt për ju”, ka shkruar Jashari në Facebook.























