Sot dhjetë ndeshje kontrolluese të Kombëtareve
BKT
Sport

Sot dhjetë ndeshje kontrolluese të Kombëtareve

Në vazhdën e parapërgatitjeve të fundit para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro2020”, kombëtaret po aranzhojnë ndeshje miqësore.

Sonte në program janë plotë 10 ndeshje kontrolluese, transmeton "Demokracia".

Vëmendja më e madhe është te kombëtaret që kanë synim trofeun e “Euro2020”.

Anglia dhe Austria është njëra nga ndeshjet miqësore që zhvillohet në stadiumin “Riverside Stadium”.

Takim tjetër interesant është edhe ajo në mes Francës e Uellsit në qytetin e Nices.

Ndërkohë edhe Gjermania sonte do të luajë një takim kontrollues me kundërshtar Danimarkën.

Tri përballjet në fjalë zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ndërkohë 15 minuta më herët Kombëtarja e Holandës sfidohet nga Skocia.

Kujtojmë se Kampionati Evropian i futbollit fillon më 11 qershor me takimin e parë në “Olimpico” në mes Turqisë dhe Italisë.