10:37 / 03.06.2021
17 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Numri i rasteve pozitive ka shënuar ulje tash e disa javë në Kosovë.
Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 17 pacientë me COVID-19.
Nga ta, 4 janë në oksigjenoterapi dhe një pacientë është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Kështu kanë njoftuar nga Spitali i Pejës përmes raportit 24 orësh.
Po ashtu një pacient është shëruar nga infektimi me COVID-19.























