Zaev shpreson në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë deri më 23 qershor
Kryeministri Zoran Zaev siguron se vendi bën çmos për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë dhe nëse kjo ka sukses, do të kemi konferencën e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së më 23 qershor. Në të njëjtën kohë, presidenti bullgar Rumen Radev nga Sofja tha se Bullgaria po kërkon garanci në zgjerimin e Bashkimit Evropian me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Besoj se do të jemi të mençur, plotësisht siç qëndrojmë të gjithë, e posaçërisht Qeveria në mbrojtje të gjuhës dhe identitetit maqedonas, dhe se do të gjendet zgjidhje përfundimtare për të bërë hap përpara. Po bëjmë çmos dhe me të vërtetë kemi bazë të mirë përmes propozimit portugez të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë.
Lexo Edhe:
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, 13 të shoqëruar
Nëse ka sukses, menjëherë më 23 qershor duhet ta kemi mbledhjen e parë ndërqeveritare”, deklaroi dje kryeministri Zoran Zaev.
Kryesimi portugez, theksoi Zaevi, në mënyrë befasuese pozitive ka përpunuar zgjidhje inventive dhe kreative.
“Jo vetëm për ne, por edhe për palën bullgare, që është në pajtim me praktikën e BE-së dhe me të vërtetë mund të jetë zgjidhje. Të përkushtohemi, këto edhe 20 ditë, sa mbetën deri në Këshillin e ministrave. Nëse ka sukses, menjëherë më 23 qershor duhet ta kemi mbledhjen e parë ndërqeveritare”, deklaroi Zaevi.
Jam I gatshëm, tha Zaevi, të shkoj në Sofje dhe në mënyrë pragmatike të lus për zgjidhje.























