Ja skandali që pritet të fundosë Bullgarinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Ja skandali që pritet të fundosë Bullgarinë

Ministria e Shëndetësisë e Bullgarisë zbuloi të enjten se nën ish-qeverinë e Bojko Borisovit spitali shtetëror kryente transplantime organesh nga dhurues të varfër për “xhaxhallarët” e pasur që operonin nën një identitet të rremë për të cilin ministria ka “çdo arsye për të besuar se ata nuk janë të afërm, siç kërkohet nga ligji”.

Një zyrtar i lartë qeveritar thuhet se mori një transplant të mëlçisë në këtë mënyrë dhe arriti të kalonte në krye të listës së pritjes.

Në dy vitet e fundit, 14 transplantime të veshkave janë kryer në spitalin shtetëror nga donatorë të gjallë dhe dokumentet tregojnë se të gjithë dhuruesit e veshkave janë “nipa” të varfër nga Ukraina dhe Moldavia, dhe përfituesit janë “xhaxhallarë” të pasur nga vende të tilla si Izraeli, Japonia, Omani, tha Ministri i Shëndetësisë, Stoycho Katsarov.

Është vërtetuar se shumë prej “xhaxhallarëve” të pasur që morën veshkat po përdornin identitete të rreme.

Megjithëse ka kohë që ekzistojnë dyshime në lidhje me transplantimet në vend, kjo është hera e parë që praktika të tilla konfirmohen nga qeveria. Ministria e shëndetësisë ka frikë se zbulimet do të marrin një përgjigje të fortë ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota