PDK në Drenas nominon për kryetar të Drenasit, Driton Ajazin
BKT
   Komunat

PDK në Drenas nominon për kryetar të Drenasit, Driton Ajazin

Dega e PDK në Drenas ka nominuar për kryrtar të Drenasit, Driton Ajazin.

Kujtojmë se kryetar aktual i Drenasit është Ramiz Lladrovci, i cili ka marrë mbështetjen e Qendrës së PDK edhe për një mandat tjetër, njofton GazetaScanner.

Postimi i plotë i Ajazit:

Të nderuar anëtarë, struktura dhe simpatizantë të Degës së Partisë Demokraktike të Kosovës në Drenas!

Shumë të dashur qytetarë të komunës së Drenasit!
Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë!

E vlerësojë jashtëzakonishtë shumë besimin e dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, që ti prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time!

Besimi i dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, për mua është përgjegjësi dhe privilegj dhe do të shërbejë si forcë inkurajuese, që angazhimi im politik të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit!

Na priftë e mbara së bashku!
Me nderime,                                                                                                                               Driton Ajazi


MË SHUME NGA    Komunat