12:41 / 06.06.2021
Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në fazën 1/8 të kësaj gare ajo triumfoi ndaj xhudistes ruse Sabina Giliazova, përcjellë KosovaPress.
Raundin e parë Distria e kaloi pa luftë kurse në çerekfinale do të ballafaqohet me Laura Martinez nga Spanja.























