Kaçanik, shkolla “Qamil Ilazi” e para në Testin e Arritshmërisë
BKT
   Komunat

Kaçanik, shkolla “Qamil Ilazi” e para në Testin e Arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë .

Shkolla Fillore dhe Mesme e Ulët “Qamil Ilazi” nga Kaçaniku I Vjetër ka arritur rezultatin më të mirë duke u radhitur e para me shkallë të kalueshmërisë prej 58,81 %, shkolla e dytë është radhitur “Emin Duraku” nga Kaçaniku me 52,04 % e treta “Kadri Zeka” nga Dubrava me 50,81 % e katërta “Idriz Seferi” nga Bobi me 50,44 % etj. Ndërsa në nivel komunal është arritur kalueshmëria në shkallë prej 47,96 %.

Drejtori për Arsim dhe Kulturë z. Zahir Doda ka thënë se Testi i Arritshmërisë ka për qëllim që t’i orientoj nxënësit në shkollimin e mëtejmë në bazë të numrit të pikëve të fituara dhe arritja e rezultateve sa më të mira.

Testit të arritshmërisë sivjet në komunën tonë iu kanë nënshtruar gjithsej 463 semimaturantë nga 12 shkolla fillore amë.


MË SHUME NGA    Komunat