Organizata “ Tika” vazhdon bashkëpunimin me Komunën e Kaçanikut
BKT
   Komunat

Organizata “ Tika” vazhdon bashkëpunimin me Komunën e Kaçanikut

Kryetari Besim Ilazi priti në takim përfaqësues të Organizatës “ Tika Kosova”, përfaqësuar nga Koordinatori i zyres në Kosovë Cihan Dirçes.

Kryetari Ilazi përshëndeti takimin, ndërsa falenderoi Organizatën TIKA për bashkëpunimin me komunën dhe për mbështetjen e dhënë sidomos në fushën e shëndetësisë.

Ai tha se falë punës dhe angazhimit të sinqertë, kjo organizatë ka vazhduar bashkëpunimin me komunën e Kaçanikut , duke ofruar mbështetje në forma të ndryshme, e veçmas në fushën e shëndetësisë.

Në takim palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejmë, për ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e komunës së Kaçanikut.


MË SHUME NGA    Komunat