Miqësorja ndaj Republikës Çeke, Kombëtarja e motivuar për fitore
BKT
Sport

Miqësorja ndaj Republikës Çeke, Kombëtarja e motivuar për fitore

Reja parashikon rotacion të formacionit

Pas testit pozitiv në Cardiff përballë Uellsit, Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme miqësoren e dytë të Qershorit. Në orën 20:15, kuqezinjtë e Edi Rejës sfidojnë në Pragë Republikën Çeke. Test tepër i vështirë të paktën në letër për Kombëtaren tonë, gjithsesi, përgjigjet e dhëna ndaj Uellsit kanë kthyer motivimin te skuadra. Trajneri Edi Reja pritet të bëjë një rotacion të formacionit në këtë sfidë, me teknikun italian që do tentojë të provojë aftësitë e lojtarëve që ka në dispozicion.

Në skemën 3-5-2, në portë besohet se do konfirmohet Gentian Selmani. Kumbulla e Gjimshiti do kenë një fanellë titullari në mbrojtje, teksa vendin e Ismajlit mund ta marrë Ajeti. Lenjani e Doka do veprojnë nga krahët, ndërsa Bare e Çekiçi në mesin e fushës do veprojnë së bashku me Ylber Ramadanin. Sulmi besohet se do pësojë rotacion total, me Cikalleshi e Seferi që mund ta nisin nga minuta e parë.

Test që do i shërbejë Rejës për të konsoliduar grupin në prag të eliminatoreve të Botërorit, Katar 2022 në shtator, ndërkaq Republika Çeke e ka provimin e fundit para debutimit në Europianin e kësaj Vere./Klan News