Në Maqedoni 121 pacientë po trajtohen nga coronavirusi

Në Maqedoni 121 pacientë po trajtohen nga coronavirusi

Numri i përgjithshëm i pacientëve me coronavirus që trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 121 dhe ka rreth 500 shtretër spitalorë të lirë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të tyre të destinuara për pacientët me coronavirus.

Në 24 orët e kaluara, tre pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat Covid në Shkup për shkak të ndërlikimeve të coronavirusit, ndërsa gjithsej po trajtohen 48 pacientë.

“Të gjithë departamentet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë ka një pasqyrë në gjendjen e ambienteve dhe nëse është e nevojshme, departamentet do të zgjerohen më tej”, tha deklarata.