DASH: Mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave për Shqipërinë dhe M.V.

DASH: Mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave për Shqipërinë dhe M.V.

SHBA mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price thekson angazhimin e SHBA-ve në nivelet më të larta të qeverisë.“Ne mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne po angazhohemi në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën e integrimit europian të vendeve aspirante”, deklaron Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.
Reagimi i Zëdhënësit Price erdhi teksa në Tiranë u mbajt samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përkatësisht; Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, si dhe të Komisionerit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi./rtsh