Mariçiq: Gjykimet online e rrisin efikasitetin dhe transparencën

Mariçiq: Gjykimet online e rrisin efikasitetin dhe transparencën

Analizat tregojnë se përmes digjitalizimit, gjykimet nga distanca ose gjykimet onlajn për 60 për qind e rrisin efikasitetin dhe transparencën, ndërsa plotësisht, në këtë mënyrë zvogëlohen edhe shpenzimet, porositi ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Bojan Mariçiq, në hapjen e Konferencës për efikasitet të punës së gjykatësve dhe administratës gjyqësore, transmeton Telegrafi.

Pandemia, potencoi ai, ishte katalizator i procesit i cili është nga vlera thelbësore për përmirësimin e efikasitetit të punës së gjykatësve dhe administratës gjyqësore, ndërsa ky është digjitalizimi.

“Digjitalizimi, për fat të keq në disa segmente në shoqëri has në rezistencë. Gjyqësia gjithsesi nuk do të anashkalohet. Shpresoj se së shpejti do të jemi dëshmitarë të digjitalizimit të plotë të 187 salla të gjykatave dhe 34 gjykata në mbarë shtetin”, deklaroi Mariçiq.

Në këtë, theksoi ai, kemi ndihmë direkte profesionale dhe financiare nga OSBE, Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Qeveria norvegjeze.

Shërbimi gjyqësor, porositi ai, është motor i këtyre reformave, dhe besoj se deri në fund të vitit do të zgjidhet problemi dhe do të rriten pagat e tyre dhe statusi i shërbimit gjyqësor.

Margarita Caca Nikollovska nga IÇP, në hapjen tha, se në suaza të aktivitetit 30-të mujor të projektit janë zbatuar pesë punëtori për përgjegjësi, transparencë dhe efikasitetit me gjykatësit, prokurorët dhe avokatët.

“Punëtoritë ishin udhëhequr nga ekspertët me theks të këmbimit të përvojave praktike”, deklaroi Nikollovska.

Në suaza të projektit, potencoi ajo, ishte përpunuar protokoll i përbashkët për zbatim të unifikuar dhe punë të shërbimit gjyqësor, si dhe publikimi projektues.