Pjesa e parë e ndeshjes Kosova-Gambia pa gola
BKT
Sport

Pjesa e parë e ndeshjes Kosova-Gambia pa gola

Rrjetat e portës kanë mbetur të paprekura në pjesën e parë të ndeshjes Kosova-Gambia.

Ndeshja me karakter miqësor po zhvillohet në Turqi. 

Trajneri kosovar ka vendosur t'iu japë rastin disa futbollistëve të cilët më herët nuk kanë luajtur në ndeshje zyrtare. 

Kosova më herët fitoi ndaj San Marinos dhe humbi nga Guinea. Kjo është miqësorja e tretë në kuadër të këtij muaji.