20:28 / 11.06.2021
Gjonbalaj mendon se përvoja mund ta përcaktojë ndeshjen Itali-Turqi
Ish-futbollisti Malësor Gjonbalaj ka thënë se përvoja mund ta bëjë dallimin në ndeshjen Itali-Turqi.
I ftuar në RTK, ai ka komentuar ndeshjen Itali-Turqi, e cila është në kuadër të EURO 2020.
"Duke i parë miqësoret e të dyja skuadrave, janë përgatitur që të startojnë sa më mirë. Italia ka shumë ndeshje pa humbje. Një rol pozitiv ka luajtur trajneri. Turqia me këtë trajner ka filluar të bëhet shumë më bashkëkohore se sa që ka qenë më herët. Se si do të luajnë në këtë ndeshje ta shohim. Përvoja ka shumë rëndësi në këtë ndeshje", ka thënë ai.























