16:57 / 12.06.2021
Zvicra dhe Uellsi luajnë baraz
Zvicra dhe Uellsi janë pajtuar me barazim në ndeshjen e dytë të Grupit A në Euro 2020.
Goli i parë ka ardhur në minutën e 49-të, kur Breel Embolo ka realizuar pas një asisti nga Xherdan Shaqiri.
Uellsi ka barazuar në minutën e 74 kur Kieffer Moore ka shënuar një gol të bukur me kokë.
Në minutën e 85-të Zvicra përkohësisht ka kaluar në epërsi, por VAR nuk e ka njohur golin e shënuar nga Mario Gavranovic.
Grupin e kryeson Italia pas fitores ndaj Turqisë.























