20:17 / 12.06.2021
Ndeshja Danimarkë – Finlandë vazhdon në ora 20:30
Ndeshja mes dy Kombëtareve, Danimarkës dhe Finlandës do zhvillohet.
Ndeshja për një moment u suspendua, pasi mesfushori Christian Eriksen luftojë për jetën për disa minuta, shkruan lajmi.net.
Federata e Danimarkës ka konfirmuar gjendjen stabile të Eriksen, derisa ka njoftuar se ndeshja do zhvillohet në ora 20:30.
“Christian Eriksen është zgjuar dhe gjendja mbetet stabile. Ai do vazhdojë të jetë në spital për testet e tjera.
Ndeshja ndaj Finlandës do zhvillohet sonte. Kjo ndodhi pasi lojtarët konfirmuan se Christian është mirë. Ndeshja vazhdon në ora 20:30”, shkruhet në komunikatë.























