RMV për herë të parë merr pjesë në Samitin e NATO-s si anëtare e plotë
Sot në Bruksel mbahet Samiti i NATO-s, në të cilin Maqedonia për herë të parë merr pjesë si anëtare e plotë, transmeton Telegrafi.
“Krah për krah me aleatët tanë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për sigurinë kolektive. Sepse ne jemi NATO. Ne jemi më të fortë së bashku!”, shkruan kryeministri Zoran Zaev në Facebook.
Drejtuesit e 30 vendeve anëtare do të diskutojnë të ardhmen e Aleancës dhe sfidat e saj.
Qëllimi i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg është që udhëheqësit të rreshtohen me një axhendë “ambicioze” të sigurisë dhe mbrojtjes 2030. Ai do të paraqesë një sërë propozimesh për udhëheqësit, duke përfshirë forcimin e dimensionit politik të Aleancës, si dhe forcimin e mbrojtjes kolektive të vendeve anëtare dhe rezistencën e infrastrukturës.























