Covid-19 në Greqi, infektohen 472 persona, humbin jetën 18 pacientë
BKT
Rajoni dhe Bota

Covid-19 në Greqi, infektohen 472 persona, humbin jetën 18 pacientë

Gjatë 24 orëve te fundit në të gjithë vendin fqinj, kanë humbur jetën 18 persona duke e çuar numrin total në 12 443 vdekje për shkak të koronavirusit.

Që nga fillimi i pandemisë, sipas autoriteteve greke, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 415 401 persona. Greqia ka një numër prej 353 pacientësh të prekur nga covid-19 dhe që janë në intubim.

Ndërkohë Greqia po vijon me ritme të shpejta vaksinimin e popullsisë, ndërsa sot ka marrë vendimin që të pezullojë bërjen e vaksinës AstraZeneca për personat që janë mbi moshën 60-vjeç./abcnews.al/

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota